Vizitat sistematike, viti shkollor 2026/2027

Udhëzuesi për mjekët dhe stomatologët

Si t'i plotësoni raportet e nxënësve në sistem, hap pas hapi. Klikoni një foto për ta parë më të madhe.

1

Kyçja në sistem

  • Hapni kontrollatsistematike.org.
  • Username: emri dhe mbiemri bashkë, me shkronja të vogla (p.sh. leonjashari).
  • Fjalëkalimi: fjalëkalimi juaj personal.
  • Pas kyçjes hapet lista e shkollave.
Hap faqen e kyçjes
Kyçja në sistem
2

Zgjidhni shkollën

  • Menyja Shkollat tregon të gjitha shkollat.
  • Nën emrin shkruan sa nxënës janë kontrolluar, p.sh. 164 / 240.
  • Pa nxënës: shkolla ende s'e ka dërguar listën.
  • E gjelbër: të gjithë nxënësit kanë raport te mjeku dhe te stomatologu.
Zgjidhni shkollën
3

Zgjidhni paralelen

  • Pas shkollës hapen menjëherë paralelet e vitit 2026 / 2027.
  • Paralelet janë ndarë në Klasa I, V dhe IX.
  • Klikoni paralelen ku jeni, p.sh. 1/1.
Zgjidhni paralelen
4

Lista e nxënësve

  • Klikoni emrin e nxënësit për të hapur raportin.
  • Kërko nxënës: gjeni nxënësin me emër.
  • Kryer – Dr. Filan Fisteku: raporti është ruajtur nga ky mjek.
  • –: nxënësi ende s'ka raport.
  • Për ta ndryshuar raportin: ⋮ (tre pika) në fund të rreshtit, pastaj Përditëso raportin.
Lista e nxënësve
5

Raporti i mjekut: të përgjithshme

  • Pesha në kg dhe Gjatësia në cm.
  • BMI llogaritet vetë.
  • Gjinia: kontrollojeni; nëse është gabim, ndryshojeni këtu.
  • Lart shihni emrin, klasën dhe shkollën: sigurohuni që është nxënësi i duhur.
Raporti i mjekut: të përgjithshme
6

Raporti i mjekut: kontrolla

  • 11 fusha, nga Të ushqyerit deri te Zhvillimi psiqik.
  • Në çdo fushë duhet së paku një zgjedhje; pa probleme shënoni Normale.
  • Mund të zgjidhni më shumë se një gjendje.
  • Në fund shtypni Ruaj.
Raporti i mjekut: kontrolla
7

Raporti i stomatologut

  • Higjiena orale, brusha dhe pasta për dhëmbë.
  • Dhëmbët primarë (51–85) dhe anomalitë ortodentike.
  • Çdo dhëmb fillon me 1 – Shëndosh; ndryshoni vetëm ata që kanë gjetje.
Raporti i stomatologut
8

Dhëmbët e përhershëm dhe OHI

  • Dhëmbët e përhershëm: kod për çdo dhëmb (11–48).
  • OHI (Greene-Vermilion): 6 dhëmbë, 16, 11, 26, 46, 31, 36.
  • Në fund shtypni Ruaj.
Dhëmbët e përhershëm dhe OHI

Kodet e stomatologut

Dhëmbët (primarë dhe të përhershëm)

1
Shëndosh
2
Karioz
3
Të mbushur me karies
4
Mungojnë - Ex
5
Mungojnë për arsye tjera
6
Mbushja e fisurave-ve
7
Trauma - fraktura
8
Radix relikta
9
Nuk u vlerësua

OHI

1
Mungon - Ex
2
Depozitime të buta
3
Depozitime të buta mbulojnë 1/3 e sipërfaqes
4
Depozitime të buta mbulojnë 2/3 e sipërfaqes
5
Depozitime të buta mbulojnë më shumë se 2/3 të sipërfaqes
6
Nuk u vlerësua

Te OHI kodi 1 do të thotë «mungon», jo «shëndosh».

Pyetje të shpeshta

Lart në formular janë butonat Nxënësi mungon dhe Refuzon te kontrollohet. Ata ruajnë menjëherë, pa pyetur, prandaj klikojini me kujdes.

Te lista e nxënësve klikoni ⋮ (tre pika) në fund të rreshtit, pastaj Përditëso raportin, plotësoni formularin dhe Ruaj.

Njësoj: ⋮ në fund të rreshtit, Përditëso raportin. Raporti ruhet me emrin e mjekut që e ruan.

Kontrolloni që pesha dhe gjatësia janë shkruar dhe që çdo fushë e kontrollës ka së paku një zgjedhje (p.sh. Normale).

Ndryshojeni te fusha Gjinia në raportin e mjekut. Ruhet edhe te të dhënat e nxënësit.

E kaltër është numri i djemve dhe e kuqe numri i vajzave për çdo gjendje.

Klikoni Raportet e mia në menu. Shihni numrin për sot, këtë javë dhe gjithë vitin, si dhe listën e nxënësve. Me shigjetat ose datën shihni edhe ditët e kaluara.

Klikoni emrin tuaj lart djathtas, Profili, pastaj te Përditëso fjalëkalimin shkruani fjalëkalimin e tanishëm dhe të riun dy herë, dhe Ruaj.

Na kontaktoni dhe jua vendosim një fjalëkalim të ri.

Gati për të filluar?

Kyçuni me username-in dhe fjalëkalimin tuaj.

Kyçu në sistem